Ministria e bujqësisë ka paralajmëruar tregtarët që të mos abuzojnë me heqjen e TVSH-së për imputet bujqësore dhe ta reflektojnë atë sa më parë.

Në një takim me tregtarët Ministri Niko Peleshi deklaroi se do të nisin kontrollet në tregje në mënyrë që kjo politikë të shkojë direkt tek fermerët, për uljen e kostove të prodhimit.

Peleshi: Ta reflektoni sa më shpejt në çmim për të shmangur çdo mundësi spekulimi këtë përjashtim që po bëjmë nga TVSH-ja. Këtë ulje të kostos tuaj ta përkthejmë sa më shpejtë në uljen e kostos për fermerët.

Heqja e TVSH-së për imputet bujqësore ku përfshihen, plehrat kimike, farërat dhe pesticidet u miratua në parlament pak ditë më parë. 

Ndërkohë që pritshmëritë janë që kjo nismë të ndikojë direkt në uljen e kostove për fermerët duke i bërë ata më konkurrues.

/Ora News.tv/