Për gratë, cikli menstrual dhe 'humbjet' e përditshme janë një problem jo vetëm higjenik, por gjithashtu edhe për sigurinë shëndetësore.

Gratë kalojnë shumë vite të jetës duke përdorur pecetat higjenike dhe tamponë. Fatkeqësisht dyshimet mbi rreziqet e këtyre produkteve nuk janë zgjidhur ende.

Alarmi vjen nga Agjensia Franceze e Sigurisë Shëndetësore (Anses). Një alarm i lënë pas dore në Itali dhe Shqipëri.

Sipas Anses, përthithësit përmbajnë substanca toksike. Mbi të gjitha kanë pesticide si Lindani dhe quintozene, përdorimi i të cilëve është ndaluar në Europë që në vitin 2000.

Një tjetër substancë kërcënuese për shëndetin është glifosati, i pranishëm tek këta thithës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka konsideruar substancën si kancerogjene. Më pas Anses ka gjetur gjurmë hidrokarburesh aromatike.

Të gjitha këto, substanca kancerogjene, tej mase helmuese dhe të dëmshme për shëndetin.

Pecetat higjenike, para se të jenë produkt për higjenën intime të gruas, paraqesin një sërë rreziqesh për shëndetin e tyre.

Në përfundim të studimit dhe pas një sërë alarmesh, Autoriteti Francez për Sigurinë Shëndetësore, lëshon apelin për industrialistët e sektorit që të 'eleminojnë dhe të ulin në maksimum përdorimin e këtyre substancave'.

Si t'i zëvendësojmë pecetat higjenike me diçka më të shëndetshme?

Në pritje që situata të rregullohet në mbarë Europën dhe pasi të jenë qartësuar të dhënat për dëmet e shkaktuara, po ju paraqesim disa alternativa natyrale, falë të cilave, rreziqet reduktohen në zero. Jo vetëm! Me këto alternativa, do i bënit një dhuratë ambjentit.

Përthithës me pambuk biologjik

Duhet të keni shumë kujdes, pasi në treg dhe në rrjet, qarkullojnë një sërë pecetash higjenike të cilat prezantohen si 'bio', por në të vërtetë nuk janë.
Mund ta verifikoni lehtë përthithësin nëse është reaIizuar me pambuk biologjik.

Nuk duhet të ketë parfum, apo të përmbajë celulozë dhe nuk duhet të jetë trajtuar me pluhura kimike.

Kupa silikoni dhe tamponë sfungjeri

Janë dy alternativa ndaj produkteve që kanë përmbajtje kimike dhe substanca të cilësuara si të dëmshme për shëndetin. Në të dy rastet, produktet mund të lahen dhe gjendjen në treg. Njëkohësisht janë të përdorshme shumë herë.

Kupa menstruale është një kupë shumë e budë, e cila futet brenda trupit femëror dhe thith rrjedhjet gjatë ciklit. Duke qenë e prodhuar nga silikoni jo alergjik, mund të përdoret disa herë.

Është shumë e përshtatshme për personat alergjikë ndaj pecetave të zakonshme higjenike. Zgjat gati 10 vjet dhe kushton mesatarisht 15 euro.

Përthithës të bërë vetë

Kjo është kategoria më interesante nga të gjitha alternativat natyrale. Mjafton të kthehemi pas në kohë, por duke ecur para në planin shëndetësor.

Me napë dhe sfungjer, mund të realizoni përthithës shumë të shëndetshëm, me mënyrën e gjysheve tona.

Mund të lahen, janë të sigurtë dhe shumë ekonomikë.

/Ora News.tv/