PD: Vettingu konfirmoi Toskaj duke injoruar provat për korrupsion

PD: Vettingu konfirmoi Toskaj duke injoruar provat për korrupsion

Partia Demokratike i kërkoi sërish sot kryeministrit Rama të tregojë sesi po e pastron pallatin e drejtësisë me vettingun.

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një dalje për mediat tha se një muaj më parë  vettingu konfirmoi gjyqtarin Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke injoruar provat për përfshirje në korrupsion.  

Ky nuk është rasti i vetëm, theksoi Alibeaj, kur vettingu ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.  

Alibeaj: Gjyqtari Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor është vlerësuar nga institucionet përgjegjëse dhe shërbimet inteligjente si i papërshtatshëm me detyrën dhe duhet shkarkuar nga organet e vettingut.  


Siç thuhet në raportin zyrtar, gjyqtari Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për këshillin e Lartë Gjyqësor, “rezulton individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga struktura kriminale”, por ai u konfirmua në detyrë nga vetting me urdhër politik të Edi Ramës.  

Shqiptarët duhet të dinë se raporti zyrtar i shërbimeve inteligjente bazohet në një përgjim me zë dhe figurë, ku gjyqtari Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor, është përfshirë në korrupsion.  

Sipas materialeve që kanë në dosje organet  e vettingut rezulton se Shërbimi Informativ Shtetëror u  kishte dërguar autoriteteve më të larta të kohës, Presidentit Alfred Moisiu dhe Ministrit të Drejtësisë, Fatmir Xhafaj një material audioviziv, ku provohej se Ilir Toska, në atë kohë kryeinspektor i KLD-së, ka marrë para me ndërmjetësimin e një punonjësi të Ministrisë së Brendshme, që ai të mos i jepte masë disiplinore një gjyqtari të korruptuar.  

Pavarësisht këtij fakti të rëndë dhe tronditës, ku gjyqtari Ilir Toska, është kapur në flagrancë për korrupsion, organi i vettingut konfirmoi në detyrë kandidatin e Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor.


EMISIONET