Parti Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe pastruar paratë e krimit dhe të drogës përmes lojrave të fatit.

"Dy njerëzit më të pushtetshëm të vendit kanë ofruar mundësi korruptive dhe mbrotje politike për vëllezërit e tyre, Olsi Rama dhe Agron Xhafa, në fushën e lojrave të fatit" deklaroi sot Jorida Tabaku nga selia e PD-se ku nisi te argumentonte akuzat e veta 

Sipas Tabakut: "Mbështetja e Ramës me Xhafën katërfishoi pikat e basteve nga 920 në 4200. Sot në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë ka më shumë pika bastesh sesa dyqane ushqimore dhe librari. Shumë prej tyre kanë lidhje me klanin mafioz Xhafa"

PD thotë se dy bashkëpunëtorë të Agron Xhafajt janë pronarë të dy kompanive të basteve të cilët kanë shumëfishuar aktivitetin ne tregun e bixhozit. Gjithashtu edhe pse janë të dënuar ndaj tyre nuk ka vepruar ligji i antimafias.

"Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë dy bashkëpunëtorë të ngushtë të tij vëllezërit Besnik dhe Gramoz Murataj të dënuar për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge. Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj, janë pronarë të dy kompanive të basteve. Njëra prej kompanive, ITGSA është më e njohura ne tregun e bixhozit dhe njihet me disa emra si Ecobet, Baste Live, Eurolive.

Nga vitit 2015 deri ne vitin 2018, Ecobet, Baste Live Eurolive, nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të Fatmir Xhafës brenda 5 vjetëve ka shumëfishuar aktivitetin ne tregun e bixhozit, duke hapur 2176 pika të reja bixhozi."

Ata publikuan një grafikë ku sipas PD-se tregohet se shtimi i pikave të bixhozit ka nisur gjatë operacionit Fundi i Marrëzisë, duke vazhduar me periudhën kur Fatmir Xhafaj bllokoi ligjin për llogari të grupit kriminal Xhafaj.

Enkelejd Alibeaj:  "Fatmir Xhafaj me vëllanë e tij Agron Xhafaj, dhe Edi Rama me vëllanë e tij Olsi Rama ortak në kompaninë e konçesionit korruptiv të lojrave të fatit janë provat e qarta si funksionon në praktikë lidhja mes pushtetit dhe krimit të organizuar që kontrollon lojrat e fatit. Koncesioni i monitorimit online të pikave të basteve i siguron Olsi Ramës miliona euro fitim, sepse i vëllai kryeministër detyron me ligj pikat e basteve të bëjnë pagesën e mirëmbajtjes së sistemit tek kompania monopol e tij, që pastron paratë e krimit të organzuar dhe korrupsionit."

 

/Ora News.tv/