PD ka folur me emra duke denoncuar kompanitë që përfitojnë për vitin 2019, 105 mln euro nëpërmjet kontratave të PPP.

Sipas Tabakut këto kontrata jo vetëm zhvasin xhepat e shqiptarëve, por do vendosin në vështirësi ekonomike vendin.

Tabaku:  Gjoba vjetore 105 milionë euro në 2019, te gjitha para qe do të paguhen nga xhepat e shqiptareve. Borxhi publik rritet nga 72% ne 85% te Prodhimit të Brendshëm Bruto. Çdo shqiptar, që nga fëmija i sapolindur tek më i moshuari do të paguajë këtë vit 730 euro.

Tabaku tha se kushdo që voton buxhetin 2019 ka votuar një buxhet në interesin e një pakice që dëshiron të skllavërojë shqiptarët njësoj si në diktaturë.


/Ora News.tv/