Partia Demokratike në Shkodër organizoi sot (14 gusht) një protestë para Prefekturës kundër kryebashkiakut të ri Valdrin Pjetri.

Protesta u zhvillua sipas PD, kundër uzurpimit nga trafikantët e drogës.

Dhjetëra mbështetës të PD u mblodhën përpara prefekturës, duke marshuar me  pankarta me mbishkrimet "T'i kthejmë rinisë shpresën", "Stop lidhjes Shtet-Banda", "Stop blerjes së votës".

Për Bardh Spahinë nuk është vetëm për Shkodrën.

Bardh Spahia: Ky sinjal i qytetarëve shkodran nuk është vetëm për qytetin e Shkodrës, nuk është vetëm për Valdrin Pjetrin, por është për modelin dhe për shumë Valdrin Pjetra, të cilët kanë gjetur mbështetjen tek përfaqësuesit e tyre politik në Tiranë, konkretisht tek Edi Rama. Është Edi Rama thelbi i kësaj proteste, si mbështetësi, si mbushsësi kryesor i zyrave të shtetit me përfaqësues të krimit të organizuar. Ishte një protestë që nuk mund të fillonte më mirë sesa nga qyteti i Shkodrës.

Më herët dega e PD Shkodër u përfshi në një debat me ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kjo e fundit akuzoi Bashën se ishte ai që lejoi Pjetrin të fitonte duke mos vendosur kandidatë përballë. Ndërsa selia e PD në këtë qytet e ka akuzuar Topallin se nuk foli asnjë fjalë për Valdrinin. Ndërsa bojkoti i 30 qershorit është konsideruar si përpjekje për shkëputjen e lidhjeve të krimit me qeverinë.

Prokuroria e Përgjithshme është duke përgatitur fletë-thirrjen drejtuar Valdrin Pjetrit për të dhënë gjurmët e gishtave.



/Ora News.tv/