Deputetja e Partisë Demroakratike Jorida Tabaku,  reagoi  për çmimin e lartë të  karburanteve, duke theksuar se  sot  kushdo që ka një makinë paguan më shtrenjtë se rajoni,  çmimin e naftës dhe merr një  cilësie të dobët. 

Tabaku bën një llogari ndërsa thotë se praktikisht një makinë që do të furnizohet me 20 litra naftë, do t’i duhet të paguajë 3680 lekë nga e cila 2208 lekë apo 60% e vlerës i kalojnë shtetit në formë taksash apo tarifash.

"Shtrenjtimi i çmimit të naftës, argumenton deputetja demokrate, nuk është vetëm pasojë e rritjes së çmimit  në bursë, por është një investim personal i qeverisë", e cila, thotë ajo "duke vendosur një shumëllojshmëri taksash dhe duke rritur tarifat e tjera kanë bërë që qyetarët shqiptarë ta marrin naftën edhe më të shtrejtë se në  Zvicër".

/Ora News.tv/