Partia Demokratike ka  mbledhur grupin parlamantar ku ka diskutuar qëndrimet që do mbahet pas publikimit të përgjimit të vëllait të Ministrit Brendshëm Fatmir Xhafaj.   

Burimet i thanë Ora News, se ndryshe nga sa ka vepruar prej më shumë se 1 muaj deputetët demokratë nesër do të jenë pjesë e komisioneve parlamentare për të denoncuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe për të bërë të qartë qëndrimin se nuk do të ketë normalitet nëqoftëse deri të enjten nuk ka reagim nga ana e mazhorancës, duke lënë të kuptohet aksion me protesta deri në bojkot. 

Në mbledhjen e grupit, ka folur dhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili mësohet të jetë shprehur se eshte e tipike  dhe e pa zakonshme qe dy ministra te Brendshëm akuzohen për drogë.  

Ora News u interesua dhe pyeti Partinë Demokratike, nëqoftëse do ti dorëzojë faktet e pretenduara në prokurori, por burimet theksuan se ato jan publike dhe organi i akuzës duhet të veprojë.

Sot PD publikoi audio përgjim sipas të cilës Agron Xhafaj vijon të jetë i implikuar në trafikun e drogës.


/Ora News.tv/