PD model konservator britanik në përzgjedhjen e kandidatëve në zgjedhje

PD model konservator britanik në përzgjedhjen e kandidatëve

Në zbatim të statusit të partisë i cili sanksionon se për kandidaturat për kryetar bashkie dhe këshilltarë bashkiakë do të duhet të merret dhe mendimi i anëtarësisë, kryetari Lulzim Basha zhvilloi një takim me dy anëtarë të Partisë Konservatore, David Jones dhe Matthew Wickers të cilët e zhvillojnë këtë proces në  Angli. 

Kjo është një frymë e re që lideri demokrat  Basha kërkon të sjellë gjithashtu për të pastruar parlamentin sipas tij nga persona që nuk kanë lidhje me njerëzit dhe rekordet kriminale..

"Po marrim përvojën më të mirë në kontinentin europian dhe në botë të seleksionimit të kandidaturave para se ato të dërgohen për vlerësim dhe gjykim anëtarësisë që është përvoja e Britanisë së Madhe, të Partisë Konservatore të Tereza May. Ndaj jam shumë i kënaqur që kërkesa është vlerësuar dhe ne këtu kemi njeriun që kryeson procesin e përzgjedhjes së kandidaturave të Parlamentit britanik. 

Megjithatë edhe nëse këto përgatitje janë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme Lulzim Basha refuzoi  të përgjigjej nëse PD refuzoi të marrë pjesë në zgjedhje apo do të ketë kandidatët e saj apo të ndarë me partitë e koalicionit.

EMISIONET