Ndryshimet statutore, Kuvendi Kombëtar i PD mblidhet më 28-29 prill

Në 28 dhe 29 prill Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar, ku do të miratohen ndryshimet në statut dhe i hap rrugë një procesi të thelle ristrukturimi. 

Vendimi u mor në kryesinë e kësaj force poltike, mbrëmjen e 8 marsit 2018, ndërsa kryetari Lulzim Basha,  garantoi se ky nuk do të jetë një proces formal, por i vërtetë dhe do të bashkojë të gjitha kontributet.

Basha: Diskutimi ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm. Pa dyshim që ka mendime kritike. Pa i rrahur mendimet nuk mund të shkohet në mendime që përfaqësojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve të Kryesisë. Falenderoj gjithë kryesinë e PD-së që ka përmbyllur një proces analize, konsultimi dhe propozimesh. Shqiptarët e shohin këtë jo thjesht një proces brenda PD-së, por një rrugë e re për çdo shqiptar.

Kryesia ka miratuar vendime që do t'i japin mundësinë çdo demokrati të kontribuojë në këtë proces dhe do të garantoj që të jetë një proces iformal, por i vërtetë i gjithë bashkimit të kontributit dhe ideve për këtë transformim të PD që i paraprin teansformimit që duan shqiptarët.

Kryesia mirtoi ngritjen e një grupi pune që do  të vendosë kontakete me ata që duan të perfshihen dhe propozojne ndryshime në statut. 

Si anëtarë Basha ka propozuar nënkryetaret Paloka dhe Spaho, sekretari përgjithshëm, Ristani, sekretarët Eno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli,  ish deputetin Arben Imami dhe   anëtarin  e Kryesise Gent Malko.  Por Imami ka refuzuar të jetë pjesë, ndërsa në një prononcim për mediat tha se  para se të mbledh forumet Basha duhet të shmangë përçarjen në parti.

Imami: Në konkluzionet e pakta që u paraqitën nuk përfaqësohej mendimi i shumë anëtarëve. Propozimi për thirrjen e Kuvendit është krejtësisht i papritur dhe nuk është i motivuar. Zgjidhjet që duhet t'i vijnë kësaj partie nuk mund të jenë zgjidhje burokratike, me një grup pune.

Kjo parti ka nevojë për një diskutim serioz dhe të thellë politik. Në fakt që pas zgjedhjeve në sondazhet që bëhen pas zgjedhjeve, PD dhe kryetari i saj janë në rënie të vazhdueshme. Ky është një shqetësim i madh me një qeverisje që më të keqe nuk mund të imagjinohet.

Një qeverisje që ka filluar të harxhojë jo vetëm borxhet por edhe buxhetet e ardhshme të Republikës.

Unë nuk jam as i afruar dhe as i larguar nga Partia Demokratike.

Thelbi i çështjes është ky; a do të ketë një diskutim të hapur jo vetëm me zt.Imami. Unë jam vetëm një njeri. Debati bëhet vetëm në parti.

Statusi nuk është respektuar sepse nisi një proces pa kaluar në Këshillin Kombëtar. E dyta, është çështja e Bashkimit. Ky kongres do të çojë në legalizimin e mos bashkimit.

Imami tha se Partia Demokratike, ndodhet në një moment të vështirë.

Ndërsa Gent Malko, i cili është një nga anëtarët e lëvizjes për ringritjen e Partisë Demokratike, ka pranuar të jetë pjesë e komisionit, por në kryesi ka vendosur një kusht. Burimet i thanë Ora News se Malko, ka kërkuar që  procesi te mos mbetet në kuadër të ndryshimeve statutore, por  të diskutohen dhe implementohen  platformat  politike të propozuara nga ata që mendojnë ndryshe.

 

Ora pas ore çfarë ndodhi gjatë ditës

19: 50   Basha "garant" për kundërshtarët: Procesi i nisur në PD, i vërtetë!

18:45   Imami-Bashës: Fjalët i ke të bukura por mungojnë veprat

18:08- Basha propozon ngritjen e një grupi, në listë kundërshtarë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se ndryshimet statutore janë atribut i Kuvendit Kombëtar, duke theksuar se çdokush që ka dëshirë mund të kontribuojë duke pasur hapësirën totale në këtë proces. Gjatë mbledhjes së Kryesisë, Basha ka deklaruar se për një periudhë dyjavore të ngrihet një grup pro aktiv për kontakte me ata që dëshirojnë të kontribuojnë.

Kryetari Basha ka bërë propozimet e tij në mbledhjen e kryesisë së PD:

“Pikëpamjet e mia ju i dini. Çdokush që ka dëshirë të kontribuojë të ketë hapësirën totale të kontribuojë në proces. Të papenguar nga asnjë pengesë të asnjë forme, qoftë edhe statuore.

-të paraqitet për vendimmarrje çdo kontribut për fuqizimin e PD

-të caktojë kohë të mjaftueshme që propozimet të shqyrtohen

-të ngrihet një grup proaktiv që për një periudhë dyjavore të mundësojë kontakt direkt me ata që dëshirojnë të kontribuojnë.

-t’i shqyrtojmë propozimet bashkë me sekretariatin ligjor dhe te kemi nje vendimmarrje.

Ky grup pune të përbëhet nga nënkryetarët Paloka, Spaho, sekretari përgjithshëm, Ristani, sekretaret Bozdo, Kadilli, anëtarët e kryesisë Malko e Imami".

17:23 -PD mbledh Kryesinë, shkon edhe Imami

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme Kryesinë e saj, ku pritet të vendoset data e zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

Basha u ka bërë thirrje zërave kritikë që të marrin pjesë në këtë mbledhje.

Në selinë e PD-së është parë duke hyrë edhe një nga zërat më të fortë kritikë të kryetarit Basha, Arben Imami.

Mbledhja e kryesisë zhvillohet pas përfundimit të analizës së degëve të PD-së, që do t'i hapë rrugë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Gjithashtu anëtarët e Kryesisë janë drejt fundit të mandatit, pritet riorganizim edhe në degët e tjera të PD.

Pak ditë më parë, Basha tha se në pranverë PD do të mbledhë Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë fazën për riorganizimin e saj.

Në selinë e PD-së janë depozituar raportet e 53 degëve të Partisë ku është analizuar humbja e zgjedhjeve të qershorit të vitit të shkuar.

Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu

EMISIONET