PD kundër ndryshimit të kufijve, përgatit rezolutë për Kosovën
Partia Demokratike po përgatit një rezolute në mbështetje të qëndrimit të forcave politike në Kosovë për mosndryshimin e kufijve, bën të ditur gazetari e Ora News.
Rezoluta e Partisë Demokratike mbështet fuqimisht ruajtjen e formës unitare të qeverisjes në Republikën e Kosovës dhe reformat që sigurojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE.
Ndërkohë sot Kuvendi i Kosovës ka thirrur dy seanca të jashtëzakonshme.
Seanca e parë, është thirrur me kërkesën e Qeverisë së Kosovës dhe ka të bëjë me miratimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë.
Seanca e dytë është thirrur nga forcat politike në opozitë, e nxitur nga deklaratat e presidentit, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.