20 portale mediatike janë rregjistruar në QKR, tri ditë pas urdhrit të kryeministrit Rama. Kryetarja e Komisionit te Medias , Albana Vokshi, ka kundërshtuar dje këtë urdhër të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike duke i këkruar ta pezullojë atë.  Por, kreu i AKEP, Ilir Zela tha për Ora News se shumica e portaleve kanë reguar pozitivisht dhe pas fazës së sensibilizimit do të nisë faza e proçedurave  administrative.

Tre ditë pasi AKEP ka kërkuar prej 44 portaleve të regjistrohen dhe të publikojnë në adresat e tyre niptin, një pjesë e tyre kanë plotësuar kushtin.

Nga një vëzhgim mbi adresat online rezulton se 20 e kanë niptin, 8 portale jo dhe pjesa tjetër e kanë të paverifikueshëm.

Kryetarja e Komisionit te Medias, Albana Vokshi, ka dalë kundër urdhërit të AKEP për ndalimin e portaleve online dhe kërkon që institucioni të pezullojë vendimin.

Sipas Vokshit urdhri për rregjistrimin e 44 portaleve është antikushtetues dhe i paligjshëm.

Ndërkohë kreu i AKEP, Ilir Zela, sqaroi për Ora News se në fazën e parë sensibilizuese ka patur reagim pozitiv nga shumica e portaleve.

“Nuk ishte vendim, por sensibilizim. Me përjashtim të ndonjë site të paidentifikueshëm të gjithë kanë reaguar pozitivisht”.

I pyetur nëse është marrë një vendim për mbylljen e atyre që nuk janë regjistruar, Zela tha:

“Jo, mbyllja bëhet vetëm sipas një procedure të sakte ligjore. Pas fazës së sensibilizimit që u konsumua mund të iniciohet procedura administrative e mbylljes për ata që nuk kanë saktësuar të dhënat e tyre”.

Pritet të shihet në ditët në vijim, nëse do të ketë masa ndëshkimore, për ndonjë nga të pabindurit.

 

 

 

 

 

 

/Ora News.tv/