PD kërkon arrestimin e Dakos, LSI pyet: A është kthyer Rama në kredi bankare të tij

PD kërkon arrestimin e Dakos, LSI pyet: A është kthyer Rama

Opozita kërkoi sërish sot arrestimin e kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i faktuar sipas tyre se ka kryer krim elektoral në zgjedhjet e shkuara.

Klevis Balliu nga Partia Demokratike tha se  Vangjush Dako është  simbol i pushtetit ilegjtiim të Edi Ramës. Balliu tha se Dako bleu votat me bandat në shkëmbim të favoreve e pasurisë dhe se duhet të paguajë me burg krimin elektoral.

Balliu: Përgjimet e dosjes 339 e provojnë qartë krimin elektoral të Vangjush Dakos, i cili është tani më i vetmuar se kurrë në publik. Edi Rama po e mbron me metoda mafioze, duke mbajtur të kyçur në sirtarët e Prokurorisë dosjen e pushtetit të tij ilegjitim, por as vetë Rama nuk guxon ta mbrojë në publik bashkëpunimin e Vangjush Dakos me kriminelët. 

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Ndërkaq LSI përmes Endrit Brahillari akuzoi kryeministrin se po merr nëpër këmbë ligjin dhe Kushtetutën e vendit për ti dhënë mbështetje krimit të organizuar. Ai adresoi një seri pyetjesh në drejtim të tij.

Braimllari: Cilat janë arsyet e dorëheqjes së Fatmir Xhafaj, ish-Ministër i Brendshëm? Pse ka frikë Edi Rama nga Avdylajt, Bajrat, çfarë u ka premtuar atyre? Deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në laboratorin e Hasit? Për çfarë e kërcënon  nga burgu Ndoka Edi Ramën? A e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën dhe a është kthyer Edi Rama në një kredi të vërtetë bankare për Vangjush Dakon?

Deputeti Brahimllari tha e Shqipëria është  në moment kritik ndërsa sipas tij kryeministri po bën gjithçka për të mbështetur krimin e organizuar.

EMISIONET