PD kërkon anulimin e koncesionit të check-up

PD kërkon anulimin e koncesionit të check-up

Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e koncesionit të check up-it, duke theksuar se ai ka deshtuar. 

Albana Vokshi: Dështimin e konçesionit të check up-it e ka konfirmuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili i ka rekomanduar qeverisë rishikimin total të kontratës. KLSH ka kerkuar që konçesionari të mos paguhet për shërbime të pakryera si deri më tani dhe të sigurohet cilësia e lartë e analizave për të sjellë besueshmërinë e qytetarëve. 

 Deputetja Albana Vokshi,  tha se ky koncesion është korruptiv ndërsa deklaroi me bindje se nesër në pushtet Partia Demokratike është e vendosur të anulojë cdo kontratë  korruptive dhe me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qindarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëve.

EMISIONET