PD e Kamzës dhe Pakuqanit padisin për shpërdorim detyre komisionerët e PS-së

PD e Kamzës dhe Pakuqanit padisin për shpërdorim detyre

Në datën 16 korrik Partia Demokratike e degës Kamzë dhe Paskuqan kanë paditur në Prokurori komisionerët e PS, për veprën penale te "shpërdorimit te detyrës”.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat bëhet e ditur se ndaj subjekteve te mësipërme pala paditëse ka paraqitur një sërë faktesh të grumbulluara për kallëzimin e bërë për veprën penale të "Falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve zgjedhore".

PD Kamzë dhe Paskuqan shprehin “besimin e plotë për veprimin në kohë dhe me profesionalizëm të Prokurorisë, me paanshmëri dhe korrektësi në hetimin e plotë të kësaj çështjeje për zbardhjen e të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve, të cilat kanë sjellë si rezultat mbajtjen e një procesi votimesh monopartiake me qëllimin e vetëm te dokumentit të një rezultati "Farsë". Partia Demokratike Kamzë dhe Paskuqan deklaron se nga 99700 votues kanë marrë pjesë në këto votime vetëm 6% e zgjedhësve, ndërsa rezultati i falsifikuar i nxjerrë nga KQZ-ja është mbi 10%. Prandaj duke deklaruar se në kutitë e votimit ka më shumë fleta votimi se votues, i gjithë procesi është i manipuluar dhe për rrjedhojë rezultati në Bashkinë Kamëz mbetet "Nul".

EMISIONET