PD e akuzoi për fshehje të pasurisë, Gjykata urdhëron prokurorinë të hetojë Ervin Bushatin

PD e akuzoi për fshehje të pasurisë, Gjykata urdhëron

Gjykata e Apelit në Tiranë ka  pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për deputetin socialist Ervin Bushati. PD kishte kërkuar hetimin e tij për fshehje të pasurisë por prokuroria i ka pushuar këtë hetim. Pas apelimit nga PD, gjykata ka vendosur të udhërojë prokurorinë për vijimin e hetimeve.  

Prokuroria e Tiranës duhet të hetojë deputetin Ervin Bushati për fshehje pasurie e falsifikim formulari të deklarimit të pasurisë.  

Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit e Tiranës, e cila ka pranuar kështu ankimimin e Partisë Demokratike.

Bushati u akuzua nga PD për fshehje të pasurisë, por prokuroria e Tiranës i pushoi këto hetime.

Ky vendim i prokurorisë bëri që PD të ankohej fillimisht në Gjykatën e Tiranës, e cila vendosi të pranojë kërkesën e  Partisë Demokratike, por vendimi u apelua nga prokuroria në Gjykatën e Apelit, e cila këtë të mërkurë vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke urdhëruar prokurorinë të vijojë hetimet.

PD thotë se pas këtij vendimi, organi i prokurorisë është ligjërisht i detyruar që të procedojë penalisht deputetin Ervin Bushati, për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

"Mbetet për t’u parë rezultati i hetimit dhe nëse deputeti i mazhorancës do të dënohet apo jo penalisht për fshehjen e pasurisë" thuhet në reagimin e PD-së.





EMISIONET