PD denoncon: Një person me automjet sulmoi banorët e Unazës së Re

PD denoncon: Një person me automjet sulmoi banorët e Unazës

Partia Demokratike ka denoncuar sulmin ndaj banorëve të Unazës së Re.

Në një deklaratë, PD thotë se banorët ishin duke protestuar, ndërsa u sulmuan nga një makinë, që drejtohej nga një person i paidentifikuar.

"Një person me automjet ka sulmuar banorët që protestonin në Unazën e re. Mjeti që drejtohej nga një shtetas i paidentifikuar ende hyri mes turmës ku kishte më së shumti gra dhe fëmijë. Momenti ka qenë tmerrues dhe në video dëgjohen ulërimat e fëmijëve të traumatizuar. Policia e cila ndodhej shumë pranë vendit të ngjarjes nuk ka ndërhyrë dhe ka qëndruar indiferente ndaj këtij sulmi që mund të kishte qenë me pasoja fatale për jetën e protestuesve, grave dhe fëmijëve të tyre", thuhet në njoftimin e PD.

EMISIONET