PD: Arkës së shtetit i mungojnë 75 milionë dollarë

PD: Arkës së shtetit i mungojnë 75 milionë dollarë

PD vijon të akuzojë qeverinë Rama për rrënimin e ekonomisë në vend. Në një konferencë për median nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku tha se aktualisht mungojnë 75 milionë dollarë në arkën e shtetit, si pasojë e mosbledhjes së taksave por dhe mbylljes së bizneseve.

Sipas Tabakut, futja në TVSh e 11 mijë e 500 subjekteve nuk ishte për të formalizuar ekonominë por për të favorizuar disa subjekte të mëdha që operojnë në sektorin e tregtisë pasi rezulton se janë mbledhur më pak të ardhura nga ky zë.

Jorida Tabaku: "Sado që qeveria përpiqet të mbulojë dështimin ekonomik, të përdorin raporte ndërkombëtare, e vërteta është ndryshme. Brenda 6 mujorit të parë arkës së shtetit i mungojnë 75 milionë dollarë. Kjo tregon rritjen e informalitetit por dhe faktin që bizneset sot janë duke përjetuar vështirësi."

Sipas Dorian Telitit përkeqësimi i situatës ekonomike ka ardhur nga politika e gabuar dhe klienteliste e qeverisë ndërsa theksoi se investimet nuk janë realizuar

Dorian Teliti: Duhet të rriteshin të ardhurat buxhetore me të paktën 6 % janë rritur vetëm 3 %.  Qeveria ose të pranojë dështimin e politikave të saj e të thotë që ekonomia t është në krizë ose të pranojë që korrupsioni është përhapur në çdo qelizë të strukturave shtetërore.

Sipas selisë blu për të mbuluar mosarkëtimin e të ardhurave në buxhet kryeministri firmosi aktin normativ si arnimin e radhës për ekonominë që është futur në një rrugë të vështirë e pa vizion

EMISIONET