PD për Agim Kajmakun: Rama po përpiqet të blejë kohë

PD për Agim Kajmakun: Rama po përpiqet të blejë kohë

Partia Demokratike akuzoi kryeminstirin Edi Rama ,se po tenton të falsifikojë dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalimit për kryetarin e bashkisë së Vorës Agim Kajmaku. 

Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, tha sot se njësoj si për Valdrin Pjetri, Kajmaku ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë.

Çlirimi Gjata: "Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij dhe i Belinda Ballukut për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën. Edi Rama e di shumë mirë, madje ai e ka bekuar fshehjen e precedentit penal të Agim Kajmakut. Por Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke falsifikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit."

Gjata, tha se strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur Agim Kajmakun me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë.


 

EMISIONET