Presidenti i shkarkuar katalanas, Carles Puigdemont pranon se është i gatshëm për një marrëdhënie të re me Spanjën.  Në një intervistë për shtypin belg, ish lideri deklaroi se pavarësia e KatalOnjës dhe shkëputja e saj nga Spanja nuk është e vetmja zgjidhje për të shuar konfliktin. Me tone të zbutura, Puigdemont tha se mund të nevojiten bisedime të mëtejshme dhe një marrëveshje e re me qeverinë spanolle. 

Ai tha se është i gatshëm të pranojë realitetin e një marrëdhënieje të re edhe pse ka vite që punon fort për pavarësinë e Katalonjës. Ish presidenti rajonal, fajësoi ish kryeministrin spanjoll Jose Anzar, për përkeqësimin e mardhënieve mes Katalonjës dhe Spanjës. Puigdemont aktualisht ndodhet në Bruksel dhe i është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, mbi të cilin rëndojnë akuzat për rebelim dhe përçarje.

Ndërkohë që Puigdemont ka zbutur qëndrimin e tij, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy i bëri thirrje katalanasve në ditë më parë, që të votojnë në zgjedhjet rajonale të 21 dhjetorit për të normalizuar situatën. 

Në vizitën e tij të parë në Barcelonë, që kur parlamenti spanjoll vendosi sundimin direkt në Katalonjë dhe shkarkimin e zyrtarëve rajonalë, Rajoy propagandoi për partinë e tij dhe kandidatin Xavier Garcia Albiol duke i bërë thirrje popullit rajonal katalanas të votojnë kundër përçarjes dhe ideve separatiste.

/Oranews.tv/


/Ora News.tv/