Paul Packer: Lidhje e mahnitshme mes Shqipërisë, Izraelit dhe Amerikës

Paul Packer: Lidhje e mahnitshme mes Shqipërisë, Izraelit dhe

Me motivacionin per angazhim te vecante ne ruajtjen e kujteses se Holokaustit dhe mbrojtjen e të vërtetes historike, promovimin dhe ruajtjen e vlerave kulture të trashëgimisë së popullit amerikan, Kryeministri Edi Rama u ndërua me çmimin për pluralizimin kulturor gjatë vizitës së tij në SHBA.

Cmimi iu akordua nga i emeruari i presidentit trump, kryetari i komisiomitpër Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer, i cili gjatë një ceremonie të posaçme në Shtëpinë e Bardhë shprehu mirënjohjen për kontrbutin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Paul: "Vetëm dje folëm për ndikimin dhe për lidhjen e mahnitshme të Shqipërisë me shtetin e Izraelit, por tani jam gjithashtu i nderuar që jam këtu, jo vetëm për lidhjen midis Shqipërisë dhe Izraelit, por gjithashtu një lidhje midis Amerikës dhe Shqipërisë, sepse janë shumë qytetarë amerikanë që janë shpëtuar nga vendi juaj, kështu që nga ana e Komisionit që përfaqëson Presidentin dua t'ju them faleminderit në emër të Amerikës," - u shpreh Kryetari i Komisionit Paul Packer.

Gjate fjalës së tij, kryeministri Rama vlerësoi se strehimi dhe shpëtimi i hebrenjeve gjatë luftës se dytë botërore, është një etapë të cilës duhet ti referohemi me krenari, si një shembull për brezat.

Rama: "Është një surprizë e madhe për mua, pasi nuk duhet të isha këtu sot, por duhet të isha duke u kthyer, kështu që jam përsëri shumë i nderuar dhe shumë i përulur për të pranuar këtë veprim të madh nga Presidenti, nga ana juaj dhe nga të gjithë ju! Në të njëjtën kohë, unë besoj shumë fort se kjo faqe e ndritshme e historisë tonë është diçka që duhet ta ruajmë dhe të bëjmë të pamundurën që brezat e ardhshëm të jenë të vetëdijshëm ndaj saj, sepse është një shembull mahnitës dhe një trashëgimi  vërtet fantastike për ne dhe kjo, në një farë mënyre, na formëson ne"

Një falënderim i veçantë iu drejtua Kryeministrit Rama nga një prej pasardhësve të të mbijetuarve në Shqipëri, i cili e përcolli atë përmes historisë së tij personale.

EMISIONET