Një grup senatorësh republikanë janë akuzuar për tradhti pasi kanë kaluar 4 korrikun në Moskë.

"Patriotët e vërtetë kalojnë Ditën e Pavarësisë duke ngrënë sallatë patate në tokën e SHBA", shkruajnë gjerësisht përdoruesit në Twitter.

Delegacioni republikan i kongresit, i kryesuar nga Senatori Richard Shelby i Alabama, mbërriti në Rusi më 30 qershor për bisedime të nivelit të lartë përpara një takimi të planifikuar midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin në Helsinki.

Megjithatë, fakti që vizita e punës vazhdoi më 4 korrik, ka bërë që shumë ekspertë amerikanë të arrijnë në përfundimin se shtatë senatorët (dhe një kongresistë) nuk janë ligjbërës që bëjnë punën e tyre, por në fakt janë tradhtarë të ndyrë.

/Ora News.tv/