Patriarku Irinej: Kosova është Jerusalemi serb, por ne po zhdukemi si popull

Patriarku Irinej: Kosova është Jerusalemi serb, por ne po zhdukemi si

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, në mesazhin e Krishtlindjes ortodokse, ftoi besimtarët serbë që me zemër e shpirt të jenë një me popullin serb në Kosovë, e cila sipas tij është “pronë e përjetshme serbe”.

Sipas mediave serbe, patriarku Irinej, ka theksuar se “nuk duhet të harrojmë që ‘Kosova dhe Metohia’ është Jerusalemi serb dhe vend ynë i shenjtë”, duke kërkuar që “të mos i harrojmë qytetarët tanë që jetojnë në Kosovë dhe Metohi në kushte të vështira”, përcjell Telegrafi.

“Veçmas ftojmë të gjithë besimtarët që në këtë natë të qetë, me zemër e shpirt të jenë një me një popullin e shumëvuajtur ortodoks serb, i cili me besnikëri ruan çdo hap të tokës së shenjtë të Kosovës dhe Metohisë,  e cila na është dhuruar nga Zoti si një pronë e përjetshme”, tha Irinej.

Sipas tij, “asgjë nuk do të vlejë për serbët, as shteti, as qytetet dhe fshatrat e rregulluara, as zhvillimi ekonomik, për të cilin përpiqemi aq shumë as të gjitha të mirat e kësaj bote, nëse ne si komb, gradualisht, por sigurt, po zhdukemi. Pra nëse vdesim më shumë se sa lindim”. 

EMISIONET