Patos, makina bie në kanal, 1 i vdekur, 2 të plagosur

Alkooli dhe shpejtësia morën sërish jetë njerëzish. Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë pasi makina me të cilën udhëtonin përfundoi në një kanal.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 02:30, në rrugën Fier-Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”

Policia njofton se shtetasi Elton Çobaj, 26 vjeç, banues nga Patosi ka qenë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Benz".

Mësohet se ata po udhëtonin nga Roskoveci drejt Patosit kur sapo kanë kaluar fshatin Verbas, drejtuesi nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe makina përfundoi në kanal pasi ka bërë disa rrotullime.

Siç duket nga pamjet në video, përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë shteasi Agron Shehaj, 52 vjeç humbi jetën.

Ndërsa Marsel Shamataj, 25 vjeç, po ashtu banues në Patos, mbeti i plagosur.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdes mjekësor bashkë më drejtuesin e mjetit.

Sipas policisë, nga testi i alkoolit, drejtuesi i mjetit, Elton Çobaj, rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.08 mg/l.

Vetëm pak kohë më parë, një aksident i ngjashëm në aksin Levan-Tepelenë la pas një bilanc tragjik prej tre viktimash me lidhje familjare.

Edhe në atë rast makina doli nga rruga e përfundoi në kanal, ndërsa shkaku ishte alkooli dhe shpejtësia tej normave të lejuara.


EMISIONET