Patos, kapet 31-vjeçari, i kërkuar për armëmbajtje pa leje dhe kanosje

Patos, kapet 31-vjeçari, i kërkuar për armëmbajtje pa leje

Policia e Fierit ka kapur dhe ndaluar një shtetas, i cili ishte i kërkuar për "Armëmbajtje pa leje" dhe "Kanosje".

Në pranga u vu Denis Mollaj 31 vjeç, banues në Patos.

"Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 1 vit burg për veprat penale  "Kanosje" dhe "Armbajtje pa leje", thotë policia.

31-vjeçari ishte në kërkim për ngjarjen e ndodhur në datën 16.04.2015, në qytetin e Patosit, ku pas një konflikti për motive të dobëta, kanosi me armë zjarri shtetasin A.Sh.

EMISIONET