Një mjet është djegur pjesërisht sot në lagjen "1 Maji' të Patosit.

 Policia informon se mjeti tip "Nisan" ishte në pronësi të shtetases E.A banuese në Patos.

"Dyshohet se në pjesën e përparme të mjetit i është vënë eksploziv"  informoi gazetarja e Ora News, Inelda Vallja duke iu referuar burimeve nga policia.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të arrestimit të autorit

(foto arkiv)

/Ora News.tv/