Patentat e Tahirit, merret në pyetje shoferi i ish ministrit

Patentat e Tahirit, merret në pyetje shoferi i ish ministrit

Prokuroia merr në pyetje shoferin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.  

Gentian Caka ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një ditë me parë, ku ka shpjeguar se përse dy patentat për mjete lundrimit  të Tahirit dhe bashkëshortes së tij u gjetën në automjetin e  biznesmenit 25 vjeçar, ku u gjet edhe një sasi e konsiderueshme prej afro 863 mijë eurosh.  

Mësohet se shoferi i ish ministrit i ka qëndruar thënieve të mëparshme të se patentat i kishte harruar ai në makinën e 25 vjeçarit me të cilin kishte miqësi.    

 Kjo gjë u deklarua  edhe në seancën e një dite më parë  në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku u bë vlerësimi i masës së sigurisë për biznesmenin.


 Avokatët cituan  transkiptimin e një bisede  të përgjuar mes Cakës dhe shoferit të 25 vjeçarit mejëhere pas  ngjarjes ku shoferi thoshte se ato i kishte harruar ai në makinën e tij.  Por prokuroria  e lidhi gjetjen e patentave me sasine e parave që u gjeten në makinë të cilat sipas saj janë të ish ministrit.  

Sipas përfaqësuesve të akuzës 25 vjeçari dyshohet se po  ndihmonte ish ministrin të fshihte parate e siguruara nga aktiviteti kriminal. Prokurorët thanë se janë duke kryer një sërë verifikimesh.  

EMISIONET