Besnik Prenga trajneri i ri i Laçit

Besnik Prenga trajneri i ri i Laçit

Do të jetë Besnik Prenga trajneri i ri i skuadrës së Laçit, i cili do të drejtojë kurbinasit fillimisht në turin e parë kualifikues të Europa League dhe më pas në sezonin e ri të Kategorisë Superiore.

47-vjeçari nga Mirdita nuk ka shumë eksperiencë në stol, por karriera e tij si futbollist ka qenë me të vërtetë e pasur. Besnik Prenga është edhe babai i mbrojtësit Herdi Prenga i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Inter Zapresic në kampionatin kroat.

Lajmi është konfirmuar dhe nga skuadra kurbinase që në rrjetin social "Facebook" i ka uruar punë të mbarë Prengës.

"Besnik Prenga është trajneri i ri i Laçit. Me largimin e Gentian Mezanit, drejtuesit i kanë besuar ish-trajnerit të Lucko në Kroaci drejtimin e ekipit. Më parë Prenga ka regjistruar suksese të rëndësishme me të rinjtë e Lokomotiva Zagreb. I urojmë punë të mbarë trajnerit të ri!"


EMISIONET