Pastrimi i Parkut të Liqenit do të bëhet me mjete moderne dhe ekologjike

Pastrimi i Parkut të Liqenit do të bëhet me mjete moderne dhe

Bashkia e Tiranës mbështetur nga ambasada japoneze e kanë pajisur agjencinë e parqeve dhe rekreacionit me makineri dhe kosha që mundësojnë një pastrim më të shpejtë dhe efikas, të parkut të liqenit.

Pastrimi i Parkut të Liqenit do të bëhet me mjete të teknologjisë së avancuar, automatike dhe mbi të gjitha, që nuk ndotin mjedisin.

Veliaj: Tani na duhet shumë bashkëpunim nga qytetarët, duhet ta mirëmbajmë parkun, t’i hedhim mbeturinat atje ku duhet, të bëhemi pjesë e fushatës së mbjelljes së pemëve, të ulim lëvizjet me makinat private për distancat e vogla, që jo detyrimisht janë të nevojshme.

Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito theksoi se donacioni do të kontribuojë në mirëmbajtjen e Parkut të Liqenit, ndërsa vlerësoi ndryshimin rrënjësor që ka pësuar Tirana në vitet e fundit.

EMISIONET