Banka e Shqipërisë ka forcuar rregullat për mbikëqyrjen e tregut për të parandaluar pastrimin e parave.Në bashkëpunim me drejtorinë e tatimeve dhe drejtorinë e parandalimit të pastyrimit të parave Banka e Shqipërisë është e angazhuar në kryerjen e inspektimeve të përbashkëta ndërsa në fokus knë qenë edhe veprimtaria e këmbimit valutor.Ish-Ministri i finanacev Arben malaj deklaron se sektorët me risk më të lartë për pastrimin e parave në Shqipëri janë lojërat e fatit dhe ndërtimi për të cilat kërkon një kontroll më të fortë nga institucionet.

Banka e Shqipërisë ka shtuar kontrollet dhe rolin e saj në parandalimin dhe pastrimin e parave. Në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera shtetërore fokusi gjatë këtij viti do të jetë një mbikëqyrje më e fortë të zbatimit të kritereve ligjore .

Ish-ministri i financave Arben Malaj i kërkon qeverisë që të ketë kujdes dhe të shtoj kontrollet në disa sektor siç janë lojërat e fatit dhe sektori i ndërtimit ku mundësia e pastrimit të parave është shumë herë më e lartë.

Malaj: Sektorët mund të fillojnë që nga lojërat e fatit dhe unë mendojn që ka ardhur momenti që qeveria shqiptare të mbajë një qëndrim të prerë kategorik për prezencën e tyre në cdo qytet apo fshat. E dyta sektori i ndërtimit është më i lehtë për të pastruar para dhe duhet bërë kujde, pasi edhe në vendet e tjera përmes pastrimit të parave janë arritur të zotërohen sektorë të tjerë të ekonomisë që më pas kanë ndikuar negativisht. Ka sektorë fitimprurës, përgjithësisht janë sektorët  në të cilët direkt ose indirekt paraja e pistë synon të qarkullojë, qoftë ajo që ka të bëjë me karburantet, farmaceutika etj. 

Malaj kërkon një kontroll rigoroz edhe të veprimtarisë së pikave të kursit të këmbimit.Gajtë 2017 Banka e Shqipërisë i ka hequr licensën 41 subjekteve ndërsa ka licencuar 39 zyra të reja të këmbimit valutor.

Malaj: Nëse ka raste konkrete që janë shkelur rregullat patjetër që penalizimi duhet të jetë maksimal në heqjen e licencës, nuk duhet të ketë asnjë tolerancë. Duhet të jemi të qartë që e ardhmja e jonë nuk bazohet tek tolerimi i aktiviteteve kriminale.

Në 2017 Banka e Shqipërisë ndryshoi rregulloren për pastrimin dhe parandalimin e parave duke forcuar detyrimet që Banka e Shqipërisë ka në këtë drejtim

/Ora News.tv/