Pasojat e stuhisë së erës, dëme në bujqësi, ndotje dhe erozion në bregdet

Pasojat e stuhisë së erës, dëme në bujqësi, ndotje

Këto janë pasojat e stuhisë së erës që përfshiu vendin të shtunën, në fshatin Kafaraj të Fierit.

Disa hektarë të mbjella me luleshtrydhe janë dëmtuar bashkë me prodhimin e gatshëm për të dalë në treg.

Fermer: Dëmet janë shumë të mëdhaja, që nga lulja e këtij prodhimi dhe deri në kokër është e nxirë, nuk vlen.

Fermerët thonë se dëmet janë të mëdha, dhe tashmë kërkojnë nga shteti të gjejë formën për t'i mbështetur pasi stuhia e erës i dëmtoi për herë të tretë pas dy përmbytjeve

Fermer: Shteti duhet të vejë dorë.

Ndërsa këto janë pasojat në Shëngjin.

Batica dhe dallgët deri në tetë ballë përmbytën brezin e rërës dhe depertuan deri në rrugën kryesore Shëngjin-Kune.

Disa biznese u dëmtuan, ndërsa shumë pisha në brezin e rerës u rrëzuan. Për banorët e zonës, një fenomen që nuk ishte parë prej vitesh.

Situatë e ngjashme edhe ne Velipojë.

Dallgët kaluan brezin  e rënës, duke kapërcyer pedonalen përbri detit dhe kanë lënë pas dëmë në biznese dhe ndotje.

Stuhia e erës së të shtunës, përfshiu pjesën më të madhe të vendit, duke lënë pas një viktimë në Vlorë dhe dëmë te mëdha materiale.

EMISIONET