Pasojat e bombardimeve në Ghoutën Lindore përtej çdo imagjinate

Pasojat e bombardimeve në Ghoutën Lindore përtej çdo

Situata në  rajonin e Ghoutës  Lindore në Siri, i cili mbahet nga rebelët,  është "përtej imagjinatës" thotë OKB.

Koordinatori i shtetit Panos Moumtzis  tha për BBC se bombardimet pranë kryeqytetit Damask kanë  vrarë të paktën 250 vetë.

Ushtria siriane thotë se po përpiqet të çlirojë zonën nga terroristët.

Luftëtarët pro-qeveritarë sirianë kanë shkuar në enklavën e Afrinit  në veri të mbajtur nga kurdët ku trupat turke po përpiqen t'i shtyjnë kurdët.

Turqia gjuajti predhat pranë kolonave të përparimit, të cilat siç thotë, i detyruan sirianët të tërhiqen.

Çfarë po ndodh në Ghoutën Lindore?

Forcat pro-qeveritare  të mbështetura nga Rusia - intensifikuan përpjekjet e tyre për të rimarrë bastionin e fundit të madh të rebelëve  gjatë mbrëmjes së të dielës.

Një banor i zonës,  Firas Abdullah, i tha BBC se nuk kishte ku të fshiheshin: "Ne mund të dëgjojmë britmat dhe të qarat e grave dhe fëmijëve nëpër dritaret e shtëpive të tyre.

"Ndërkohë raketat dhe plumbat bien mbi ne si shiu. Nuk kemi ku të fshihemi nga ky makth, i cili ende nuk ka mbaruar".


EMISIONET