Ines dhe Klea Ibrahimi, janë dy  motra nga Tirana që drejtojnë faqen online "librat që dua". Të rritura mes librash, në librarinë e prindërve, ato vendosën që në 2015 të krijonin faqen online "librat që dua". Një faqe dedikuar plotësisht librave, të cilat dërgohen në mënyrën më të bukur të mundshme në shtëpitë e gjithësecilit, brenda ose jashtë Tirane.  'Librat që dua", jo vetëm përcjell për lexuesit në rrjetet sociale titujt më të rinj, por ndërvepron me to mbi gjithcka që ka të bëjë me leximin.  Ines dhe Klea rrëfejnë për Ora News, pasionin e tyre për librat, romanet dhe personazhet që u kanë lënë mbresa si dhe sugjerojnë për të gjithë ata që i duan librat, titujt e verës .

/Ora News.tv/