Pasi theu heshtjen për sherrin me Cardi B, Nicki Minaj publikon ‘diss-in’

Pasi theu heshtjen për sherrin me Cardi B, Nicki Minaj publikon

Nicki Minaj ka publikuar projektin e ri muzikor “Barbie Dreams” ku i ka kthyer reperët në kukulla.  Kënga është pjesë e albumit të ri Queen dhe u përfol se flitej për një diss, por reperja e ka sqaruar këtë gjë.

“Njerëzit që kam përmendur në këngë janë ata me të cilët jam marrë. Nuk është diss. Kjo është dicka për të qeshur, Nju Jork”, shkruajti ajo në Twitter.

Klipi doli në treg ditën që theu heshtjen për përleshjen me reperen Cardi B, e cila e goditi me këpucë të kuqe në një shfaqje mode.

“Është e trishtueshme që dikush të ma vërë fajin sepse unë jam e keqja dhe ata se njerëzit do ta besonin. Unë kurrë nuk do të flisja për fëmijën e askujt apo për prindërimin, Mënyrën sesi të ftuarit në festë po shikonin atë situatë të neveritshme, nuk do ta harroj kurrë. U turpërova," -tha Nicki.

Ndërkohë Cardi B ka thënë se Nicki detyron artistët që të bëjnë zgjedhje mes dy repereve.


EMISIONET