Pasi njoftoi se do bëhet baba, moderatori shqiptar surprizohet nga miqtë

 Moderatori i njohur shqiptar, Labinot Gashi ka njoftuar sot ndjekësit e tij se shumë shpejt do përjetojë ndjenjën e babait. Me një postim në Instagram, ai tregoi se gruaja Qëndresa i bëri dhuratë të bukur duke i treguar se do bëhen me vajzë.

Surprizat nuk kanë mbaruar ende për Labin. Në këtë ditëlindje të 39-të, miqtë e tij më të ngushtë i kanë organizuar një festë pa dijeninë e tij.

Ndërsa futej në një ambient me partneren, Labi mbeti pa fjalë kur pa një grup të madh me njerëz. Këngëtarja Big Mama, njëkohësisht mikeshë e ngushtë e moderatorit thoshte duke qeshur se përjetoi 'bypass'.

Ndër të tjera, ai nuk hezitoi të merrte mikrofonin për ti falenderuar të gjithë.

EMISIONET