Pashkët sjellin dhe radhët në kufi me Greqinë

Pashkët sjellin dhe radhët në kufi me Greqinë

Emigrantët po kthehen për të festuar në shtëpi Pashkën Ortodokse! Mbrëmja e së premte, riktheu fluksin në pikat kufitare me Greqinë.

7200 persona shqiptarë e të huaj hynë në 24 orët e fundit nga pika kufitare e Kapshticës, ku këtë të shtunë fluksi ishte i lartë duke krijuar radhë dhe pritje

Por ndryshe nga vitet e shkuara, këtë vit vihet një rritje e numrit të shqiptarëve që po udhëtojnë drejt Greqisë për të festuar me familjarët që jetojnë e punojnë përtej kufirit. Në 24 orë, traun e doganës në Kapshticë e kanë kaluar mbi 4100 shqiptarë e të huaj

Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur radhët, pala shqiptare punon me 5 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.

Më e qetë paraqitet situata në Kakavijë. Në 24 orët në pikën kufitare jugore kanë hyrë 4300  persona ndërsa 3213 të tjerë kanë dalë drejt Greqisë

Shtim i lëvizjes raportohet edhe në Pikën kufitare të Murriqanit, ndërsa pikë i lëvizjes shënohet në orët e mbrmjes

KAPSHTICË

Hyrje shqiptarë e të huaj 7200

Dalje shqiptarë e të huaj 4133


KAKAVIJË

Hyrje shqiptarë e të huaj 4300

Dalje shqiptarë e të huaj 3213

EMISIONET