Pashkët përplasin PD-PS në Fier, Baçi flet për politikë të mbrapshtë; Bushi: Politikanë rrugësh!

Pashkët përplasin PD-PS në Fier, Baçi flet për

Ndërsa politika në kryeqytet ka qenë me urime për festën e Pashkëve, në qytetin e Fierit nuk kanë munguar sulmet politike.

Në kishën e Shën Gjergjit në Fier janë takuar me imzot At Nikolla, drejtues të pushtetit vendor dhe të forcave politike PS, PD dhe LSI. Përveç urimeve të rastit, ata nuk harruan dhe mesazhet politike.

Ish-deputeti demokrat i Fierit, Luan Baçi, tha se politika e ketyre 6 viteve është politikë agresive dhe ka vepruar në të keqen e shqiptarëve.

Luan Baçi: Është një politikë agresive, diversive, një politikë e mbrapshtë.

Ndërsa socialisti, Xhevit Bushi, parafolësin e tij e quajti politikanë të rrugëve.

Xhevit Bushi: Në ditë të tilla të shënuara, ashtu siç patëm ata politikanët e rrugës më parë, Jemi mësuar dhe vijmë që të urojmë.

Ndërsa ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, thjesht uroi të gjithë shqiptarët, pa adresuar sulme.

EMISIONET