Pasagjerët e një avioni hutohen kur shohin një shfaqje yoge në fund të aeroplanit

Një çift fanatik i fitnesit u turpërua për kryerjen e yogës në anën e pasme të një avioni.

Çifti u filmua duke mbajtur njëri-tjetrin në një numër pozicionesh të vështira për t'u realizuar.

Burri shtrihet në shpinë përpara se të ngrejë gjunjët kështu që gruaja mund të jetë mbi ta, para se të ngrejë lart veten.

Duke dashur të shfrytëzojnë maksimumin e kohës së fluturimit, çifti hyri në një pozicion tjetër, me gruan e ulur në këmbët e tij në ajër.

Ndërkohë që pasagjerët në bord shfaqeshin me sy të përgjumur dhe pa shqetësim, dhjetëra të tjerë që e shihnin videon në internet, kërkuan çiftin.

Një person komentoi: "Ç'lloj kllounësh cirku. Ata njerëz janë qesharakë. "

Çifti duket se kryen një rutinë të plotë yoga para udhëtarëve të tronditur.

Vajza e re mbeti e qetë kur ajo u shtri në mes të fluturimit në një rresht të aeroplanit, për habinë e bashkëbiseduesve të saj.

Ndërsa yoga përfundon dhe gruaja duket se merr vendin e saj, dy shoqërues të fluturimit shihen duke dalë përpara dhe duke qeshur në sfond, me sa duket duke shijuar performancën.

EMISIONET