Pas vullkanit që vrau 25 vetë, Guatemala goditet nga një tërmet i fuqishëm

Pas vullkanit që vrau 25 vetë, Guatemala goditet nga një

Një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur brigjet e Guatemalës. Ngjarja sizmike vjen vetëm disa orë pas shpërthimit të vullkanit Fuego të vendit, i cili vrau 25 vetë dhe i detyroi mijëra të iknin nga shtëpitë e tyre.

Tërmeti u regjistrua 105km në jug të Champerico, një lagje përgjatë bregdetit jugperëndimor të Guatemalës, sipas Institutit Gjeologjik amerikan. Tërmeti kishte një epiqendër në det dhe afër një kanali oqeanik të njohur si kufiri i pllakës së Amerikës së Mesme. Nuk dihet nëse ka ndonjë dëmtim të shkaktuar nga lëkundjet, pasi është ende herët për të analizuar dëme.

Ndërkohë, vullkani, rreth 40 km në jug-perëndim të kryeqytetit të Guatemalës, ka hedhur gurë, tym të zi dhe hi në qiell.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive tha se një lumë llave goditi fshatin El Rodeo, duke shkatërruar shtëpi dhe duke djegur njerëzit brenda, raporton BBC.

Në qytetin e Guatemalës, aeroporti i La Aurora është mbyllur për shkak të hirit vullkanik.

Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që shpërthen vullkani Fuego, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për evakuim të banorëve që jetojnë pranë vullkanit

Sipas ekspertëve, ky shpërthim është më i madh që nga viti 1974.

EMISIONET