Pas tre muajsh kurim në Gjermani, Isa Mustafa kthehet në Prishtinë

Pas tre muajsh kurim në Gjermani, Isa Mustafa kthehet në

Pas tre muajsh kurim në Gjermani, ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është rikthyer në Prishtinë.

Familjarët thonë se gjendja e tij është duke u përmirësuar por i duhet edhe pak kohë derisa shëndeti i tij të stabilizohet plotësisht.

“Mirë është me terapi, tani është pak i lodhur”, ka thënë për Televizionin 7 në Kosovë, bashkëshortja e tij, Qefserja.

“Duhet të kuptojmë është akoma në rehabilitim", ka thënë djali i tij, Besiani.

Kryetari i partisë më të madhe në Kosovë, ishte prekur fillimisht nga një grip stinor e më pas gjendja u vështirësua si pasojë e një sindromi të rrallë dhe të rrezikshëm.

Isa Mustafa e mori udhëheqjen e LDK’së në vitin 2009, kurse në zgjedhjet e fundit arriti të shënonte rezultatin më të mirë që prej vdekjes së Kryetarit Historik të kësaj partie, Ibrahim Rugovës.

EMISIONET