Këngëtarja amerikane Cheryl Cole ka deklaruar që ka hequr dorë nga takimet e dashurisë. Kujtojmë se ajo ka përjetuar romanca të ndryshme, ku e fundit ishte martesa me Liam Payn që mori fund në korrik.

35-vjeçarja tha në një intervistë se i vetmi mashkull që ka nevojë në jetë është djali i saj, Bear.

“E di çfarë dua në jetë, por sa i përket zonës romantike, nuk do përfshihem më. Ai kapitull është mbyllur për mua. Nuk do ndodhë më. Ka marrë fund. E kam mashkullin e jetës time dhe ai është Bear”, tha Cheryl.

Këngëtarja e famsme ka patur një martesë në 2014 me Jean-Bernard Fernandez-Versini, e cila zgjati vetëm 18 muaj.

Më parë, ishte e martuar me futbollistin Ashley Cole në 2006, por u ndanë pas katër vitesh pasi ai e tradhtoi. Në këto momente, Cheryl do i japë rëndësi vetëm djalit dhe karrierës së saj.

/Ora News.tv/