Pas Teatrit, një tjetër monument kulture do t'i nënshtrohet ndërhyrjes. Ministrja e Kulturës në një postim ka bërë të ditur se është ngritur grupi i punës për rikonceptimin e godinës së Muzeu Historik Kombëtar, i cili u hap 37 vjet më parë. Për të, kontribuuan në atë kohë specialistët më të mirë të vendit nga fusha të ndryshme si: histori, gjuhësi, etnografi, arkitekturë e të tjerë.

Projekti rikonstruksioni fizik, për një ndërtesë tejet të amortizuar, të lodhur, që asnjëherë nuk është investuar në strukturë, të cilës sot i mungojnë të gjitha parametrat e kushteve të domosdoshme të një institucioni publik kulturor, ruajtjen e trashëgimisë kulturore, të fondeve dhe koleksioneve dhe modernizimit të jetesës se muzeut, hapjen e muzeut ndaj sheshit dhe demokracisë së ndërtesave duke ofruar shumë funksione dinamike

Po në Instagram, Kumbaro publikon dhe foto nga grupi i punës, ku është Olsi Eftimiu, arkitekt i studios "Atelier 4", i cili shpjegon projektin me të cilin do të ndërhyhet. Më herët, Eftimiu ka marrë përsipër ndërtimin e ArTurbinës dhe restaurimin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Në postimin e Ministres shihet qartë se do të ndryshojë tërësisht pjesa e hyrjes në Muze e cila do të jetë me xham, me ekrane digjitale dhe me bar kafe.

Kumbaro: Ne 37 vjetorin e krijimit të Muzeut Historik Kombëtar ku thuajse asnjëherë nuk është ndryshuar. Një koncept i ri është i domosdoshëm, një muze i hapur i duhet sot, një hapësirë për edukim duhet të ardhme

Pak vite më parë, një tjetër ndërhyrje në Muzeun Historik u bë shkak për një debat mes politikanëve por dhe arkitektëve. për shkak se gurët e mozaikut ishin duke rënë u propozua rishikimi i fasadës. çka përcolli dhe tensione.

Megjithatë, tashmë me projektin e Kumbaros do të preket drejtpërdrejt një institucion që është monument kulture.

/Ora News.tv/