Pas skandalit të mashtrimit, reagon Mozzik: "Selfmade" dhe i vërtetë deri në vdekje

Skandali i mashtrimit ka vendosur Loredanën në qendër të vëmendjes prej disa ditësh. Ajo akuzohet për vjedhjen e 900 mijë frangave në mënyrë mashtruese ndaj një cifti zviceran.

Në deklaratën që mbajti në Kosovë, bashkëshorti i saj Mozzik i qëndronte pranë duke u munduar ta qetësonte sa herë nevrikosej.

Pasi mbaruan xhirimet e klipit, ata u kthyen në Zvicër për të vijuar jetën dhe për të qëndruar pranë vajzës së tyre Hana.

Sot, Mozzik ka bërë postimin e parë pas skandalit duke i treguar të gjithëve se famën dhe paratë i arriti me forcat e veta.

Reperi shtoi se do të jetë i vërtetë deri në vdekje. Ndërkohë bashkëshortja e tij Loredana është ende nën hetim nga Prokuroria e Luzernit.

EMISIONET