Pas akuzave për mashtrim, Loredana fluturoi nga Zvicra në Kosovë për të xhiruar klipin e ri muzikor. Ajo është ende nën hetim, por kjo nuk e ndal që të vazhdojë karrierën si repere.

Sot në mesditë (10 maj), ajo mbajti deklaratë për shtyp ku sqaroi cdo gjë rreth akuzave për të cilën është përfolur ditët e fundit. Pak orë më vonë, Loredana publikoi një fotografi në Instagram ku duket me veshje ushtarake.

Ajo u bashkua të gjitha vajzave figurante në klip, të cilat ishin veshur si ushtare dhe brohorisnin: Lori, Lori, Lori!

Nuk mungoi mbështetja e bashkëshortit Mozzik, i cili i komentoi në fotografi: "KING LORI!"


/Ora News.tv/