Pas shoqërimit në komisariatin e policisë Elbasan ka reaguar kryetari i PD-së Aurel Bylykbashi.

Bylykbashi thekson se vazhdon që ti qëndrojë besnik të gjitha fjalëve që ka thënë në deklaratën e tij.

Bylykbashi: Unë e respektoj shtetin. Kam pasur një telefonatë për t’u paraqitur në polici, pavarësisht se unë i di mirë rregullat që edhe po mos të paraqitesha do të çonin furgonin për tmë marrë. 

Kështu që u paraqita vetë ashtu sic bëra edhe herën e parë, pavarësisht se atje shkruhej arrest në flagrancë. Më morën në pyetje mbi bazën e një indicie që kishin, për një postim timin në facebbok, që ka lidhje me pjesëmarrjen time në krijimin e Aleancës për Mbrojtjen e Demokracisë dhe të Lirisë në Elbasan. Ju mbetem besnik të gjitha atyre që kam thënë në këtë deklaratë.  

Më tej kreu i PD-së u shpreh se ditën e nesërme kur kryeministri ka organizuar një takim në Elbasan, opozita ka bërë një kërkesë në polici për zhvillimin e një tubimi në pallatin e sportit.  

Bylykbashi: PD dega Elbasan edhe në kuadër të nismës së Aleancës për Mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë ka bërë një kërkesë në polici për një tubim në pallatin e sportit që nga ne gjykohet si ditë proteste paqësore dhe si një mesazh drejtuar kryeministrit se kështu nuk mund të vazhdojë më dhe vendi ka nevojë për një zgjidhje të shpejtë politike, për të mos e cuar vendin në një katastrofë në 30 qershor. 

/Ora News.tv/