Një ditë pas shkarkimit të kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës, Entela Prifti, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, e ka zëvendësuar atë me gjyqtaren Brunilda Ornani. Zëvendësimi i menjëhershëm ka ardhur për të mos bllokuar veprimtarinë e Gjykatës së Apelit të Korçës, pasi kryetari firmos edhe pagat e administratës.

Sipas hetimeve të bëra nga KPK gjyqtarja e Korçës nuk justifikonte një pjesë të pasurisë së saj. U zbuluan llogari bankare të padeklaruara në emër të fëmijëve të gjyqtares dhe bashkëshortit të saj. Llogaria bankare arrinte në vlerën e 70 mijë eurove.  

Gjithashtu u zbuluan 5 apartamente në Tiranë, të cilat përmes një denoncim anonim ishin dërguar të dhëna se ishin në emër të familjarëve të gjyqtares por në fakt ishin të sajat.

Lajme të tjera nga kategoria:

Shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Apelit Korçë

Vilë, dyqane dhe apartamente; vetingu zbardh pasurinë e kreut të Apelit Korçë Entela Prifti


/Ora News.tv/