Pasi e goditi me këpucë, Cardi B i merr 'të dashurin' Nicki Minaj

Reperja Cardi B ka pushtuar faqet rozë gjatë kësaj periudhe ku janë përfshirë histori nga jeta e saj që lidhen me muzikë, sherre dhe dashuri.

Pas zënkës me këpucë që pati me reperen Nicki Minaj, ajo u raportua se sulmoi dy banakiere që po i ngacmonin të dashurin, i cili po performonte në një klub striptistesh.

Ndërsa tani rikthehet vëmendja tek muzika. TMZ ka konfirmuar se Cardi B po punon në studio me ish-të dashurin e Nicki Minaj, Meek Mill.

Ende nuk dihet nëse do ketë një person të tjerë në projektin muzikor, por ata besojnë se do të jetë një hit.

Mbetet ende për tu parë se kur do të vijë në treg kënga dhe nëse do të pëlqehet nga masa.

EMISIONET