Pas sherrit me burrin e Cardi B, policia mbërrin në shtëpinë e Chris Brown

Reperi Chris Brown është vizituar nga policët pasi dikush u shqetësua se ai ka humbur kontrollin. Gjithcka erdhi pas sfidës së hapur që i bëri reperit Offset me anë të disa komenteve në rrjete sociale.

Burime pranë TMZ thonë se dikush telefonoi policinë duke thënë se është i shqetësuar dhe i frikësuar për shëndetin e Chris. Të premten, ai publikoi adresën e shtëpisë së tij në Instagram duke ia treguar jo vetëm rivalit Offset, por dhe 50 milionë ndjekësve.

Policët u takuan me rojet e sigurisë së këngëtarit, të cilët i thanë se Chris është mirë dhe nuk ka patur asnjë sherr me Offset. Këshilla e zyrtarëve ishte të fshinte adresën nga rrjetet sociale, gjë që u vu në zbatim nga skuadra e tij.

Dy reperët kanë qenë në sulm ndaj njëri-tjetrit që kur Chris u tall me arrestimin e 21 Savage. Offset i tha se asgjë nuk është qesharake dhe këngëtari iu kthye me një koment të gjatë duke përdorur dhe fjalë ofenduese.


EMISIONET