Pas ndarjes, Irina Shayk ende beson në martesë

Pas ndarjes, Irina Shayk ende beson në martesë

Irina Shayk nuk po e lejon dashurinë e humbur të ndryshojë pikëpamjen e saj mbi romancën.

Pavarësisht ndarjes nga Bradley Cooper pas më shumë se 4 vitesh së bashku muajin e kaluar, supermodelja ruse zbuloi se ende beson tek ‘princi i kaltër’.

“A besoj unë në martesë?”-tha ajo gjatë një interviste për Harper's Bazaar. “Po sigurisht. Nuk jam ai lloj personi kundër martesës.”

Shayk dhe Cooper janë prindër të një vajze Lea De Seine.

Por çifti shkoi drejt ndarjes muajin e kaluar. Shumë spekuluan se arsyeja e ndarjes ishte nisja e një romance mes aktorit dhe Lady Gagas.

EMISIONET