Pas Murray një tjetër yll njofton mungesën në "Rogers Cup"

Pas Murray një tjetër yll njofton mungesën në "Rogers

Pas Andy Murray një tjetër yll e raketës botërore ka njoftuar mungesën në turneun e "Rogers Cup", i cili zhvillohet javën e ardhshme në Kanada. Bëhet fjalë për Serena Williams që është tërhequr nga turneu për arsye personale.

"Ne jemi të zhgënjyer që Serena do të mungojë. Tifozët ishin mjaft të etur për ta parë atë në fushën e lojës. ",-tha drejtori i turneut, Eugene Lapierre në një komunikatë për mediat.

36-vjeçarja pësoi humbjen më të keqe të karrierës së saj të mërkurën, duke humbur 6-1 6-0 përballë Johanna Konta. 23-herë fituesja e turneve Grand Slam po përjeton një prej viteve më të dobëta në karrierën e saj të suksesshme.

EMISIONET